Me 19.01.2019 rreth orës 19.15 në rrugën regjionale Shën Nikollë-Ovce Pole, te fshati Peshirovo, J.Z.(33) nga Shën Nikolla, duke drejtuar veturën e tipit “Folksvagen golf” me targa nga Shtipi, e ka goditur çiklistin T.M.(69) nga Shën Nikolla, transmeton Almakos.
T.M. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip.
Kontroll në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i Stacionit Policor në Shën Nikollë.

