Me 25.01.2019 në ora 06.30 në rrugën regjionale Tetovë- Jazhincë, pas urës në fshatin Neproshten, Sh.I.(49) nga fshati Sllatinë duke drejtuar veturën e tipit “Golf” me targa nga Tetova ka dal nga rruga, transmeton Almakos.
Në aksident janë lënduar dy bashkëudhëtar nga fshati Sllatinë. R.I.(46) është lënduar rëndë, ndërsa M.I.(73) është lënduar lehtë. Të lënduarve iu është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

