Me 09.07.2021 në ora 18.45 është lajmëruar se në rrugën Shtip-Kocani në afërsi të fshatit Krupishte ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “ford fokus” me targa nga Velesi e drejtuar nga E.G.(26) nga fshati Crnik, Pehcevë dhe veturës së tipit “mercedes” me targa nga Velesi, e drejtuar nga D.A.(37) nga Velesi, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë shoferi E.G., lëndime të konstatuara në Spitalin Klinik në Shtip. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shtip.