Me 03.04.2021 në ora 21.00 është lajmëruar në polici se në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë te fshati Fshati i Ri, vetura e tipit “Pezho” me targa nga Ohri e drejtuar nga N.S.(70) nga Ohri ka dal nga rruga, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë bashkudhëtarja A.T.(58) nga Ohri, ndërsa shoferi dhe një bashkudhëtare tjetër L.S.(62) nga Ohri janë lënduar lehtë, lëndime këto të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.
Është kryer kontroll në vendngjarje nga ana e ekipit të SPB Ohër./Almakos/