Me 22.01.2019 rreth orës 11.40 në rrugën regjionale Kumanovë-Shën Nikollë, Z.K.(62) nga Shkupi, duke drejtuar veturën e tipit “Citroen” me targa nga Shkupi, e ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos.
Nga aksidenti është lënduar rëndë bashkëudhëtari G.M.(57) nga Shkupi ku pas ndihmës mjekësore në Shtëpinë e shëndetit publik Shën Nikollë, me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Mjekësore në Shtip.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Shën Nikollë.

