Me 20.06.2020 rreth orës 18.20 para traut “Gradsko” në autostradën Gradsko-Veles, vetura e tipit “Fiat Punto” me targa nga Velesi e drejtuar nga S.I.(70) nga Velesi e ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar, transmeton Almakos.
Pas aksidentit bashkëudhëtari në veturë Gj.M.(70) me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku nga mjeku iu janë konstatuar lëndime të rënda dhe nga lëndimet i njëjti ka vdekur.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Veles.



