Me 21.07.2020 në ora 13.25 në rrugën regjionale Makazi-Markova Noga, në udhëkryqin për në fshatin Kisha e bardh e poshtme, ka ndodhur një aksident trafiku midis traktorit “IMT 533” pa targa, e drejtuar nga Zh.I.(78) nga fshati Kurbinovo, Resnje, dhe motocikletës “BMV 1200”, me targa nga Manastiri, e drejtuar nga A.O.(36) nga Manastiri, transmeton Almakos.
Pas aksidentit, motociklisti është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir, ku iu janë konstatuar lëndime të rënda. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori Publik, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Repartit të Policisë në Resnje.



