Me 25.01.2019 në ora 02.00 në Radovish në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”, N.A.(32) nga Radovishi, duke drejtuar veturën e tipit “Mercedes” me targa zvicerane e ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka dal nga rruga, pas së cilës është përplasur me një bilboard të pompës së benzinës, transmeton Almakos.
Janë lënduar N.A. dhe bashkëudhëtarët I.I.(32) nga Radovishi dhe T.B.(22) nga fshati Oraovicë të cilët janë dërguar në Spitalin Klinik në Shtip.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

