Me 21.07.2020 në ora 11.05 është lajmëruar se në rrugën regjionale fshati Krupishte-Probishtip, në udhëkryqin për në lagjen “Vanco Prqe”, vetura e tipit “audi Q8”, me targa nacionale gjermane, e drejtuar nga Z.T.(49) nga Kocani ka rënë në një kanal përskaj rrugës, transmeton Almakos.
Në aksident, është lënduar rëndë D.T.(47) nga Kocani, bashkëudhëtare në veturë. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori Publik, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shtip.



