Me 03.03.2019 në ora 18.30 në rrugën midis fshatrave Krusheani dhe Obrshani, Prilep, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Opel Astra” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga T.J.(37) nga Prilepi dhe veturës së tipit “Opel Astra” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga R.P.(39) nga fshati Beranci, komuna e Mogilës, transmeton Almakos.
Është lënduar rëndë M.P.(64), bashkëudhëtar nga vetura “Opel Astra” dhe dy shoferët dhe dy bashkëudhëtarët M.T.(32) dhe një fëmijë gjashtë vjeçar nga vetura tjetër janë lënduar lehtë.
Me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Spitalin e qytetit në Prilep për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep.