Më 21 shtator 2025, rreth orës 21:20, në SPB Ohër është raportuar një aksident trafiku në rrugën “7 Nëntori” në Ohër, ku janë përfshirë një automjet pasagjerësh “Reno” me targa të Ohrit, i drejtuar nga B.Xh. (69) nga Ohri dhe një moped “Aprilia” me targa të Ohrit, i drejtuar nga N.Z. (18) nga fshati Leskoec i Ohrit.
Si pasojë e aksidentit, N.Z. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin “Sh. Erazmo” në Ohër. Ekipi hetimor i SPB Ohër ka kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.TS