Një motoçiklist është lënduar rëndë nga përplasja me veturën “Pasat” mbrëmë në Negotinë, njoftoi zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska.
“Në Drejtorinë për Punë të Brendshme (DPB) Negotinë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Idustriska” dhe “Marshal Tito” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motori “Suzuki” i drejtuar nga A.K (54) nga Kavadari dhe një automjeti “Pasat” i drejtuar nga F.A.(29) nga Vinica. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, të cilat i janë konfirmuar në spitalin e Kavadarit”, deklaroi Gjakovska.