Me 24.03.2019 në udhëkryqin nga rruga fshati Lisolaj-Manastir ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Shevrolet spark” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga D.S.(25) nga fshati Bellce, Demir Hisar dhe veturës së tipit “Opel Korsa” me targa nga Manastiri e drejtuar nga D.M.(32) nga Manastiri, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë shoferi i veturës “Opel korsa” dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir. Shoferi i veturës “Shevrolet Spark” dhe bashkëudhëtari nga vetura tjetër janë lënduar lehtë. Është kryer kontroll në vendngjarje.