Me 03.06.2019 në ora 10.55 është lajmëruar se në Kumanovë në bulevardin ‘Revolucioni i tetorit’ ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Ford fiesta’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga J.D.(39) nga Kumanova dhe mopedit ‘Kimko’ me targa nga Kumanova e drejtuar nga J.T.(57) nga Kumanova, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë shoferi i mopedit, i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.


