Me 17.01.2019 në ora 09.15 në fshatin Ketenovo, Kratovë, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Fiat Doblo” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga S.B.(40) nga Shkupi dhe autobusit “Mercedes” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga D.T.(25) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë L.I.(57) nga Shkupi, bashkëudhëtar në veturë, derisa D.K.(83) dhe G.J.(24) nga Shkupi, bashkëudhëtar tjerë në veturë janë lënduar lehtë.
Me veturën e Ndihmës së shpejtë ata janë dërguar në spitalin “Shën Naum” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kratovë.

