Me 09.02.2019 në ora 04.30 është lajmëruar se në Kocani në rrugën “Todosija Paunov”, vetura e tipit “Kia Sportazh” me targa nga Kocani, e drejtuar nga O.E.(35) nga Kocani, ka dal nga rruga dhe është rrotulluar, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë shoferi dhe bashkëudhëtari A.V.(20) nga Kocani, ndërsa bashkëudhëtarët tjerë në veturë, S.G.(40), M.L.(20) dhe J.A.(21), të gjithë nga Kocani janë lënduar lehtë, lëndime këto të konstatuara nga mjeku i Qendrës Mjekësore në Kocani.
Është kryer kontroll në vendngjarje nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Kocani dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.