SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në Gostivar, ku lëndime të rënda ka marrë një 68-vjeçar.
“Më 14.08.2025 në ora 10:20 në Stacionin Policor Gostivar, është raportuar se në rrugën „Zhivko Brajkoski“ në Gostivar, 68- vjeçari Z.B. nga Gostivari, duke drejtuar një moped me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe rënë në rrugë. Si pasojë, Z.B. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB Gostivar”, thonë nga SPB Tetovë.