Me 24.03.2019 rreth orës 13.15 në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në rreth 500 metra nga “Udhëkryqi i Mavrovës”, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “BMV” me targa nga Gostivari, e drejtuar nga E.M.(41) nga Gostivari dhe veturës së tipit “Folksvagen Pasat” me targa nga Tetova, e drejtuar nga D.A.(68) nga Tetova, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë A.F., bashkëudhëtare në veturën e “BMV”. Pas ndihmës mjekësore në Qendrën Mjekësore në Gostivar ajo është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Në aksident janë lënduar rëndë edhe gjashtë persona në dy veturat, të cilët pas ndihmës mjekësore në Qendrën Mjekësore në Gostivar janë ledhuar në shtëpi.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Gostivar.