Me 01.02.2019 në ora 08.30 në rrugën lokale midis fshatit Gabrovo-Dellcevë, vetura e tipit “Pezho 206” me targa nga Dellceva, e drejtuar nga B.J.(59) nga fshati Gabrovo, e ka humbur kontrollin është përplasur me anën e djathtë të rrugës dhe është rrotulluar, transmeton Almakos.
Pastaj shoferi B.J. është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kocani ku pas ndihmës mjekësore është dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Dellcevë.