Me 17.03.2019 rreth orës 04.30 në vendin e quajtur ‘Trskata’ në Berovë, vetura e tipit ‘Seat leon’ me targa nga Berova, e drejtuar nga D.Sh.(27) nga fshati Umlena, Pehcevë, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos.
Pastaj është lënduar shoferi dhe katër bashkëudhëtarët M.T.(27), M.P.(32) nga fshati Smojmirovo dhe P.P.(23) nga Pehceva.
Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Berovë ku iu është dhënë ndihmë mjekësore, pas së cilës P.P. dhe M.T. janë dërguar në Spitalin Klinik në Shtip.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Berovë.