MPB ka njoftuar se me 11.03.2025, në orën 18:50, në SPB Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Boris Kidriç” me rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, një automjet i drejtuar nga një grua ka goditur A.Z. (18) nga Tetova dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Si pasojë e aksidentit, A.Z. ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.