Dy persona kanë pësuar lëndime të lehta në një aksident trafiku ku janë përfshirë disa automjete, që ndodhi mbrëmë rreth mesnatës në bulevardin “Partizanski Odredi” në Shkup.
Shefi i ndërrimit në Urgjencën Mjekësore – Shkup, Dr. Dragan Panov, konfirmoi se në një përplasje direkte me një ambulancë të një spitali privat, dy persona janë lënduar lehtë.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Urgjencës për trajtim dhe vëzhgim të mëtejshëm.