Mëngjesin e sotëm në ora 06:15 në kuadër të SPB Veles është lajmëruar se në autostradën A-1, në pjesën Veles – Shkup, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Velesit i drejtuar nga P.K (31) nga Velesi ka dal jashtë rrugës.
Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në spitalin e Velesit.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe me autorizim të tij, në vendin e këqyrjes kanë bërë zyrtarë policorë nga SPB Veles./Telegrafi/