Më datë 06.07.2025 në orën 16:50, SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në fshatin Odri, ka ndodhur një aksident trafiku
Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur midis një automjeti pasagjerësh “Mazda” me targa të Tetovës, i drejtuar nga L.R. (64) nga fshati Dëbërcë dhe një automjeti pasagjerësh “Fiat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga G.M. (46) nga Tetova.
“Pasagjeri në automjetin Mazda, A.R., ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa G.M dhe pasagjeri i tij K.M., si dhe dy pasagjerë në automjetin Mazda – R.R. dhe L.J, kanë pësuar lëndime trupore. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendngjarje”, thonë nga SPB Tetovë.