Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi.
Në njoftim thuhet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë, ku drejtuesi i biçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ai është dërguar në trajtim mjekësor në spital, e drejtuesi i veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “aksident trafiku me lëndime të rënda”.