Më 25.01.2026, në ora 22:50, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale fshati Jançincë – Tetovë, afër hyrjes për fshatin Neproshtenë, ka ndodhur një aksident trafiku midis tre automjeteve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilat drejtoheshin nga: E.S. (25) nga fshati Sllatinë, A.I. (55) nga fshati Dobroshtë dhe A.J. (19) nga fshati Sllatinë.
Në aksident, me lëndime të rënda trupore janë plagosur drejtuesi E.S. dhe pasagjeri i tij B.S. (36), të cilët pas ndihmës mjekësore në Spitalin Klinik Tetovë, për shkak të gjendjes së rëndë, u transferuan në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.
Po ashtu, me lëndime të rënda trupore është plagosur edhe Sh.V. (45) nga fshati Dobroshtë, pasagjere në automjetin “Golf” të drejtuar nga A.I., i cili gjithashtu u plagos. Me lëndime trupore është plagosur edhe drejtuesi A.J. nga fshati Sllatinë.
Vendngjarjen e ka hetuar një ekip nga SPB Tetovë në koordinim me prokurorin publik.


