Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme mnë aksin Thumanë-Laç, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ky i fundit ndërroi jetë!
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00, kur drejtuesi me inicialet F.T., 21 vjeç, përplasi për vdekje këmbësorin, i cili ende nuk është identifikuar.
Sakaq, i riu është dërguar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar(këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.