Një burrë 55-vjeçar humbi jetën, ndërsa një grua 28-vjeçare është lënduar dje, kur automobili me të cilin udhëtonin kishte dalë nga rruga në rrugën “Gjorçe Petrov” në Shkup, informoi MPB.
Siç bëhet e ditur në kumtesën e policisë, aksidenti kishte ndodhur dje rreth orës 15:30, kur një veturë “Pezho 206” me targa të Shkupit, i drejtuar nga shkupjani 55-vjeçar, S.D.G., ka dalë nga rruga.
“Nga mjeku i ekipit të ndihmës urgjente medicinale është konstatuar vdekja te S.D.G., ndërsa me lëndime trupore ka marrë bashkudhëtarja M.G. (28) nga Shkupi, të cilës i është ofruar ndihmë mjekësore në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë””, bëhet e ditur në kumtesë.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi mbikëqyrës nga SPB Shkup dhe prokurori publik me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi.