Me 07.05.2019 në ora 01.00 në rrugën lokale nga fshati Lipoviq i Poshtëm për në fshatin Lipoviq i Epërm, Komuna Konce, në vendin e quajtur “Skokot”, vetura e tipit “BMV 320” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga P.P.(19) nga fshati Rakitec, komuna Konce, ka dal nga rruga, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë njëri prej dy bashkëudhëtarëve në veturë, i cili është dërguar në Spitalin Klinik “8 shtatori” në Shkup.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Radovish.


