Me 30.06.2019 në ora 14.10 është lajmëruar se në rrugën regjionale Koçani-Ponikva ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Folksvagen Golf” me targa nga Shtipi e drejtuar nga S.M.(42) nga Shtipi dhe motoçikletës “Zongshen” pa targa e drejtuar nga një person 17 vjeçar nga fshati Beli ku si bashkëudhëtar ka qenë J.K.(69) nga fshati Beli, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë motoçiklisti dhe bashkëudhëtari që janë dërguar për shërim në Shtëpinë e Shëndetit në Koçani.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Koçani.


