Një këmbësor ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident trafiku në Sedllarcë të Poshtme.
Ngjarja është raportuar më 28.03.2026 rreth orës 20:50, kur një automjet ka goditur këmbësorin Z.S. (70) nga Tetova.
“Pas aksidentit, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes”, bëjnë të ditur nga policia për Tetovasot.
I lënduari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa policia po punon për identifikimin e shoferit, raporton Tetovasot.


