Në një aksident të rëndë komunikacioni që ndodhi sot në mëngjes në orën 7:50, ndërroi jetë një këmbësor në rrugën rajonale Shtip-Koçan, në afërsi të fshatit Tërkanje.
Nga SPB Shtip në një deklaratë për MIA-n informojnë se komunikacioni ridrejtohet në rrugën eksprese dhe po vijon mbikëqyrje nga ana e organeve të hetuesisë.
Më shumë hollësi rreth aksidentit paralajmërohen gjatë ditës së sotme.