Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Sipas pamjeve të publikuara, në këtë aksident ishin të përfshira disa vetura.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj përplasjeje, ndërkaq media ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.
Kujtojmë se të dielën kjo rrugë ishte bllokuar si pasojë e ngricave të shkaktuara nga reshjet e borës.


