Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë – Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka humbur kontrollin duke përfunduar në parcelat anash rrugës.
Raportohet e për pasojë dyshohet se është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar drejt spitalit të Korçës.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.