Sikur historiani i njohur shqiptare dr. Ramiz Abdyli ashtu edhe Akademikët nga Lugina e Preshevës Idriz Ajeti, Nexhat Daci thone dhe e deshmojnë se “Medvegja, Bujanoca dhe Presheva, hisotorikisht se kurren e kurres s’kanë qenë Serbi. Lugina e Preshevës ka qenë dhe do të jetë Kosovë Lindore, pavarësisht se ajo aktualisht mbahen ne Serbi sikur Kosova para viti 199..”
Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë, Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjat dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t’u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare.
Lugina, territor shqiptar i okupuar nga “Serbia e Madhe”
Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjat kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rrezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga azia. shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Presheva gjat kohës së sundimit Osman në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse e 100% shqiptare, e që gjat shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Arbërisë ( Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surdulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje është fakti se sot shumë familje dhe fshatra të tëra dijnë prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore të Arbërisë. P.sh. Banorët e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (fsh. Sefer, malësi) vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi, banorët e fshatit Depce (malësi) po ashtu vijnë nga rrethina e Leskovcit.
Nga zullumet e turqve që i bënin shqiptarëve të këtyre viseve, çonin drej përleshjeve dhe kryengritjeve të kohëpaskohëshme të shqiptarëve kundër turqve. Kështu psh. Më vitin 1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës , Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën udhëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen Pashës. Hysen Pasha i plagosur, iku te miqt e vet në Pçinjë ku atje edhe vdiq.
Këtu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në përgjithsi ku si pjesmarrës të rregullt ishin edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjes.
Akademiket shqiptar nga Presheva: Lugina, territor shqiptar i okupuar nga “Serbia e Madhe”
Profesor Doktor Ramiz Abdyli mendon se Lugina e Preshevës është një territor shqiptar, por i okupuar nga “Serbia e Madhe”.
“Lugina e Preshevës historikisht ka qenë pjesë përbërëse e trungut etnik shqiptar që nga Mbretëria ilire e Dardanisë e më pas Provincës së Dardanisë. Prandaj, i perkujtojme Beogradit se pos Kosovës që ishte dikur, edhe Lugina e Preshevës sot ka mbetur një territor shqiptar i okupuar qe disa vitesh, i mbetur në «Serbinë e Madhe». Për hire të vërtetës është e nevojshme të thuhet se, sikur Veriu i Kosovës ashtu edhe Lugina e Preshevës historikisht janë pjesë e ligjshme e Kosovës dhe të Shipërisë sepse ato shtrihen ne tokat ilire.” ka deklauar per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” historiani Abdyli.
Duke komentuar idenë e hedhur për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, historiani shqiptar thotë se nuk duhet të ndodhë, për shkak se të dyja territoret janë historikisht shqiptare.
Akademiku Idriz Ajeti: Lugina e Preshevës ka qenë dhe do të jetë Kosovë Lindore
«Nga koha e «kralit» edhe sot e kesaj dite synimet e Serbise jane ta zabrzin Kosovën Limdore nga shqiptaret, qe programi i tyre i apsrimeve etnike vec po deshmohet me Medvegjë, ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” akademiku ynë nga Medvegja Idriz Ajeti i cili edhe pse në moshën 98 vjeqare është vital dhe vazhdon t’i kotribuoj në Prishtinë gjuhës shqipe dhe kombit tonë.
Akademiku nga Medvegja Idriz Ajeti është një emër i mirënjohur jo vetëm në rrethet e atyre që merren me studime albanologjike, po në mbarë botën shqiptare. Ai është një ndër ata dijetarë që veprimtarinë e tyre shkencore nuk e kanë ndarë kurrë nga detyrat qytetare për atdheun dhe popullin e vet dhe që i bëjnë nder kombit shqiptar kudo në botë. Ai edhe pse 98 vjecar jo vetem fjalën por edhe menjen e ka “top” dhe m kenqesi flet per agjencine e lajmeve “Presheva jonë”, por me dhembshmëri flet për zbazjen e vedit te tij nga shqiptarët i cili tek bashkombasit e tij jep mesazhin: Mos e lëshoni Medvegjën, Luginën… ndryshe ajo pa shqiptare nuk do të quhet Kosovë Lindore !
I pyetur per lëvizjen e popullatës shqiptare nga trevat e tyre etinike si dhe rreth të ardhmes së Luginës së Preshevës akademik Ajeti fillimisht ka pohuar se «Lugina e Preshvës pa shqiptarë nuk mund të quhet Kosovë Lindore. Ju a nuk po e shifni se Serbia për 2-3 kisha në Kosovë, madje edhe pas kapitulimit ende vazhdon ta quaj Kosovën Serbi ?! Qëllimet e Serbisë në Luginën e Preshevës dikund po i realizon me sukses e dikund po vazhdon. Për Medvegjën do të thoja se situata atje është e mjerushme, sa i përket perspektivës së shqiptarëve në atë komunë, ku dikur ishte e populluar me shumicë shqiptare, ndërsa sot aty dominojnë serbët dhe janë bërë artifialisht shumicë. Në Medvegjë sot mjerisht mbi 80 për qind shqiptarëve e kanë lëshuar vendlindjen për shkaqe tashmë të njohura, por pjesea dërmuese nga dhuna, represioni e kush tjetër nga mos perspektiva, ku Serbia po ju përgatit terrenin duke ju imponuar largimin nga trevat e tyre.