Në Maqedoni numri i të sëmurëve arrin në 147.000. Mjekët thonë se ajri i ndotur ndikon mjaft në shtimin e numrit të të sëmurëve, bashkë me duhanin dhe ushqimet plot pesticide.
“Të jetuarit me temp të shpejtë, pirja e duhanit pa kontroll, ndotja e ajrit dhe prania e madhe e pesticideve alergjike, e gjithë kjo ndikon mbi ne që ta kemi këtë sëmundje në rritje, veçanërisht këtu në Maqedoni dhe botë. Ndotja e ajrit gjatë kësaj periudhe ndikon në përkeqësimin e gjendjes së pacientëve me sëmundje kronike respiratore. Sëmundja është shkaku i katërt për vdekshmëri në botë nga të gjitha sëmundjet me tendencë deri në vitin 2030 të rritet në vend të tretë”,- deklaroi drejtori i Klinikës Universitare për Pulmologji dhe Alergologji. “Krahas pirjes së duhanit është edhe ndotja e ajrit, infeksionet respiratorë të shpeshta, dispozitat gjenetike, plakja e popullsisë gjithashtu llogariten si faktor që kontribuojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje. Por, kjo sëmundje mund të parandalohet nëse diagnostifikohet me kohë”,- deklaroi mjekja, Gorica Brishkovska.