Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Shkup dhe Berovë. Sipas matjeve të DPHM në Shkup – Petrovec dhe Berovë janë regjistruar -8 gradë, -6 në Demir Kapi, Kumanovë, Shtip dhe Tetovë, -5 në Dibër, Strumicë, Prilep, Kriva Pallankë, Manastir dhe Shkup Zajçev Rid, -4 në Vinicë dhe, -3 në Lazaropole, -2 në Pretor, Ohër, Gjevgjeli, Mavrovë, Pozharanë dhe Topollçan, -1 në Gjurishte dhe 0 në Krushevë.
Këtë mëngjes moti është i kthjellët, kryesisht i qetë dhe i ftohtë, me mjegull të dobët në disa lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell, ndërsa nga fundi i ditës me mjegull të dobët deri mesatare. Paradite në disa lugina do të ketë mjegull të dobët. Temperatura maksimale do të jetë në interval prek 7 deri në 14 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell, me mjegull të dobët paradite. temperatura maksimale do të arrijë deri në 8 gradë.
Në ditët në vijim, moti do të jetë me diell me temperatura të ulëta. Në orët e mëngjesit nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Deri të dielën temperatura e ditës do të jetë në rritje graduale. Të hënën e veçanërisht të martën do të fryjë erë veriore, e cila do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturës së ditës.
Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në mëngjes dhe në mbrëmje kanë regjistruar përqendrim të grimcave PM10 mbi kufirin maksimal.
Ajri më i ndotur është në komunat e Shkupit. Tek Rektorati është matur 230.74 mikrogramë për metër kub të grimcave PM10, në Gazi Babë 219.74, Qendër 202.30, në Karposh 188.14 dhe në Lisiçe 184.23. Në qytetet e tjera ajri më i ndotur është në Kumanovë me 216.86 mikrogramë, Tetovë 158.01, Kavadar 149,57, Manastir 111,87, Koçan 91,32, Kërçovë 76,37 dhe në Veles 65.87 mikrogramë për metër kub të grimcave PM10.