Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se pushteti aktual i VLEN-it, ka arritur që të shënojë regres në shumë fusha dhe procese, të cilat BDI i ka çuar më herët përpara si procese.
MARKETING
“Përfaqësuesit shqiptarë të cilët janë në pozita që janë pjesë përbërëse e qeverisë pa legjitimitet etnik, kanë, jo që i qojnë përpara këto procese, por kanë treguar dhe kanë bërë një regres dhe janë duke i zhbërë të gjitha të arriturat e BDI-së këto 20 vite”, tha Ajdari.
Ajo shtoi se ata edhe në opozitë vazhdojnë dhe bëjnë punën e tyre, duke e ngritur zërin “për çështjet të cilat faktikisht duke qenë kritikues të qeverisë për veprimet anti-shqiptare që janë duke i ndërmarrë”.
Ajdari e pyetur nëse këto reagime BDI i bën për tu rikthyer në pushtet, tha se nuk ka kauzë më të madhe se sa mbrojtja e të arriturave të shqiptarëve.
“Mbrojtja e marrëveshjes së Ohrit, mbrojtja e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, dhe mbrojtja e gjuhës shqipe. Këto janë kaluzat tona si opozitë”, tha mes tjerash Ajdari.


