Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë akademisë solemne për Ditën e Çlirimit të Kosovës, u shpreh se rajoni i Ballkanit Perëndimor është në gjendje lufta.
“Janë tre shtet që gjendja është më shumë se e acaruar. E kemi problemin Kosovë-Serbi të pazgjidhur, problem në Bosnjë, problem i pambyllur Bullgari- Maqedoni e Veriut. Prandaj, nuk ka rrugë tjetër sipas mendimit dhe vlerësimit tim duke përcjell dhe studiuar të gjitha periudhat e historisë se si mund t’i jepet fund këtyre përplasjeve, këtyre zënkave, e vetmja zgjidhje është që Ballkani Perëndimor të shkojë drejt pajtimit, për tu bërë kjo duhet vullnet i të gjitha palëve, por në veçanti, Ballkani qetësi e paqë e ardhmëri do të ketë nëse bëhet pajtimi shqiptaro-serb. Jemi dy popuj më të madhej që mund të shkaktojmë kriza serioze deri në përplasje si pasojë e së kaluarës që është ushtruar mbi ne shqiptarët nga serbët, për të qenë të rehatshëm ata duheshe të na vrasin. Prandaj sot është domosdoshmëri që komuniteti ndërkombëtar në veçanti Evropa të mos lejojë dhe Amerika që në këtë vëndë të hapen plagët e vjetra”, tha Ali Ahmeti, raporton SHENJA.
Ahmeti tha se sa i takon politikave aktuale që udhëhiqen në Maqedoni tha se këto nuk janë të mira.
“Të mos e përfillësh vullnetin e shumicë së komunitetit të dytë më të madh në vend nuk është mençuri”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se ata janë që ky vend të jetë në paqe stabilitet dhe siguri dhe së bashku me të gjithë të tjetër të integrohet në BE.
“Ashtu siç jemi në NATO të jemi edhe në BE. E ardhmja na duhet duke menduar paqen, duke kontribuar për stabilitet e siguri dhe jo duke menduar se si të mbi sundosh një popull tjetër”, deklaroi Ahmeti.
Ali Ahmeti tha se ata do të vazhdojnë në të drejtën e tyre, në mospërkulje dhe mos dorëzim, deri në realizimin e vullnetit dhe tërësisht respektim të marrëveshjes paqësore të Ohrit. /SHENJA/
“
Data 25.09.2026
Aktuale
- Gazetari paralajmëron: Do ketë të tjera skandale
- “Një ditë pune shumë efikase dhe produktive”! Horoskopi i ditës, 25 shtator 2026. Parashikimi për çdo shenjë
- Kryeministri izraelit i drejtohet OKB-së mes largimeve nga salla dhe protestave në New York
- Tërmet mbrëmjen e sotme tronditi disa pjesë të Maqedonisë – këto janë detajet
- Shkurte Haxhiu e ka sosë me lënë fjalë edhe njëherë, deklarohet me një thënie të papritur për thashethemet
- Protesta e Nëntë: Qytetarët në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
- Stabiliteti politik në Kosovë: Çfarë ndodh nëse Kurti mbështet propozimin për Specialen?
- Shehaj takim në Degën 5: Mundësia do jetë në çdo Këshill Bashkiak. Koha për një frymë te re dhe një Shqipëri të drejtë



