Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Holandës në Maqedoni, z. Vauter Pllomp.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Holandez shkëmbyen opinione për situatën e krijuar zhvillimeve pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe të ardhmën e vendit.
Kryetari i BDIsë Ahmeti theksoi se BDI është duke analizuar me shumë kujdes situatën dhe është e vetëdishme për vendimet e vështira që duhet të mirren në të ardhmën e afërt duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e krijuara.
Lideri i BDIsë Ahmeti theksoi se barazia gjuhësore, reforma sistemore, barazia ekonomike dhe integrimi mbeten prioritete, por edhe transparenca e proceseve gjyqësore të cilat kanë rezultuar me dilema në opinion.
BDI është e përkushtuar në realizimin e programit të vet politik në përputhje me pritshmërite e qytetarëve në këto kohëra të vështira dhe sfiduese.
Z. Ahmeti foli edhe për nevojën e përpilimit dhe miratimit të një platforme të përbashkët politike të partive parlamentare shqiptare dhe BDI mbetet e përkushtar dhe e hapur tërësisht për të arritur sukses në këtë iniciativë jashtëzakonisht të rëndësishme.
Data 10.10.2026
Aktuale
- Nis Forumi Hallall i Londrës, në fokus mundësitë e ekonomisë globale hallall
- Diskutime të rëndësishme mes Kurtit dhe Myftiut Tërnava mbi drejtësinë për ish-krerët e UÇK-së
- (VIDEO) Rrahja e të rinjve nga policia, partitë shqiptare kërkojnë përgjegjësi dhe zbardhjen e rastit
- Shteti heton nëse ka grupe kriminale që keqpërdorin lypësit
- Skandali/ Katër agjencitë e Ushtrisë që i hapën portat e industrisë së armëve Ron Yeffet me raporte të rreme
- “E urreja për shumë vite”, Albërie Hadërgjonaj flet hapur për divorcin dhe jetën pas ndarjes
- Të bashkohemi për Marisa Bramkën, 9-vjeçaren nga Devolli, që ka nevojë për ndihmën tonë!
- Bastisje në Vrapçisht, arrestohet një 28-vjeçar – sekuestrohet marihuanë dhe kokainë


