Sot pasdite Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbledh kryesinë qëndrore për të shqyrtuar të arriturat e deritanishme në bisedimet e grupeve punuese të kësaj partie dhe LSDM-së. Në këtë mbledhje pritet që Ahmeti të shpalosë edhe detajet nga takimi i mbrëmshëm me Zoran Zaevin si dhe të shqyrtohet mundësia që 10 deputetët e kësaj partie t’i japin Zaevit nënshkrimet e nevojshme që ai më pas të mer mandatin për formimin e Qeverisë. Në mbledhjen e mbrëmshme që u zhvillua në selinë e BDI-së në Tetovë, Zaev tha se janë tejkaluar disa dallime dhe interpretime politike rreth platformës së qeverisë së ardhëshme, ndërsa tema qëndrore ka qenë ligji për përdorimin e gjuhës shqipe. Zaev ishte decid se nuk do të ketë ndërhyrje në Kushtetutë, por zgjidhjet ligjore do të kërkohen brenda kornizave të aktit më të lartë juridik në vend.
Powered by WPeMatico