02 March
Pas vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për të mos i dhënë mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDMsë, Zoran Zaev, ka reaguar edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti.
Ahmeti thotë se deklarata e përbashkët e partive shqiptare, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, nuk ishte cenim për shtetin maqedonas e as nuk ishte bërë për ndarje ndëretnike.
Në profilin e tij në “Facebook” Ahmeti shkruan se partitë shqiptare nuk janë fajtore për krizën e shkaktuar në Maqedoni dhe ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të ruajnë gjakftohtësinë.


