Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte takoi qytetarët e Kumanovës.
Ai në fjalimin e tij tha se Ushtria Çlirimtare Kombëtare ruajti Maqedoninë e Bashkuar, ndaj edhe qytetarët maqedonas duhet ta dinë se pa shqiptarët ky shtet nuk do të ekzistonte.
“UÇK e ruajti këtë Maqedoni të bashkuar, ndaj këtë duhet ta dini mirë komuniteti maqedonas, sepse pa ne, Maqedonia nuk do të ekzistonte. Ne lehtë e kishim t’i bashkohemi Shqipërisë ose Kosovës por nuk e bëmë, sepse edhe ne jemi dalëzotës në këtë vend”, tha Ahmeti.
Ahmeti mes tjerash tha se politikanë dhe oligark mendojnë se si ta varrosin BDI-së, por që i porositi mos të shohin ëndrra.
Ahmeti tha se ata nuk janë të interesuar që të hyjnë në qeveri, por që nga aty sa më parë duhet të largohet VLEN-i.
“Sa më parë që ata e lëshojnë qeverinë aq më mirë është për ta për familjet e tyre, sepse kjo faqe e zezë për shqiptarët, sepse historikisht e keqja neve na ka ardhur prej shqiptarëve dhe nuk është mirë. Dëgjova kërkojnë unë me nënshkrim që me një votë me i humb zgjedhjet nuk do jem pjesë e qeverisë. Unë një çerek shekulli e them, po i humba zgjedhjet shkoj te shpija”, tha Ahmeti, përcjell SHENJA.
Ai tha se VLEN i humbi zgjedhjet dhe në vend që të shkojnë të shpija, rinin te dera e Mickoskit.
Data 09.09.2026
Aktuale
- Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe europianët: 29% për ushqime, gati trefishi i BE-së
- Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, shembet një godinë një katëshe! Dëmtohen tre punonjës
- Dorëzohet Përparim Bajrami
- Ditët vendimtare, djali i Jakup Krasniqit: Në vendlindjen e babait tim u ndez “Flaka e Shpresës”
- Kaos në aeroportet britanike, mbi 600 fluturime anulohen pas defektit në sistemin e kontrollit ajror
- Gjermania do të dërgojë urgjentisht raketa interceptuese “Patriot” në Ukrainë: Duhet mburojë ajrore kundër sulmeve ruse
- Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 25 tetor
- Elijona nis një kapitull të ri




