Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Në këtë takim, kryeopozitari ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të forcave politike shqiptare në Maqedoni, gjë që do të ndikonte në avancimin e të drejtave të shqiptarëve atje, në realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të papërmbushura të “Marrëveshjes së Ohrit”, e në
veçanti çështjen e gjuhës.
Kryetari i Partisë Demokratike shprehu bindjen se, përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme të Maqedonisë duhet të garantojë zbatimin e “Marrëveshjes së Ohrit” dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve, si dhe të ndihmojë në përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, si garanci për stabilitetin dhe për të drejtat e shqiptarëve.
Data 18.03.2026
Aktuale
- Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria thirrje qeverisë: Të hartohet një paketë fiskale lehtësuese për të ndihmuar qytetarët!
- Bujqit paralajmërojnë rritje të çmimeve, Ministria e Bujqësisë e ndjek situatën dhe nëse ka nevojë do të reagojë me masa konkrete
- Pa patentë në timon, arrestohet 32-vjeçari nga fshati Llacë
- Afera me inceneratorët, SPAK dërgon për gjykim ish zv kryeministrin Arben Ahmetaj, dy biznesmenët Mërtiri e Zoto dhe të tjerët
- Dy raste të malaries në Maqedoni
- BDI: Vetëm gjatë dy javëve të fundit, qytetarët kanë paguar mbi 10 milionë euro më shumë për derivate të naftës
- Akuzat për falsifikim dhe shpërdorim detyre, merren në pyetje shefja e Regjistrimit të Bizneseve dhe dy zyrtarë të tjerë!
- Gjykata Supreme konfirmoi vendimin, 13 vjet burg për Vasil Jovanovin

