Në Gllogjan të Kosovës po mbahen homazhe për Hilmi Haradinajn, babain e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn.
Politikanë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hilmi Haradinajt. I pranishëm është edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Hilmi Haradinaj vdiq në orët e para të së dielës, pas pas një sëmundjeje të rëndë dhe për vdekjen e tij kanë ngushëlluar liderët shtetërorë. Ai do të varroset në Gllogjan./TetovaSot/