Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti së fundmi nga Prespa ka dërguar mesazh deri tek institucionet për realizimin e vetingut për çdo parti politike dhe për çdo funksionar. Ahmeti thotë se deri tani, as LSDM e as VMRO-DPMNE nuk ka shprehur vullnet për veting.
“4 vjet ka, zverdhet dokumenti për veting të bëhet. Kam kërkuar në Prokurorinë Speciale. Kam kërkuar në Prokurorinë e Përgjithshme, të hapet hetim për partitë politike. Zyrtarisht e kam dërguar nga BDI. Pse a kujton që aq lehtë është të bëhet vetingu, jo nuk është aq lehtë, se edhe unë kam pas vështirësi brenda BDI-së, që nuk e kanë dashur. Por ama pikërisht është vetingu dhe hapja e hetimeve për prejardhjen e pasurisë të funksionarëve, që sot nuk janë ca në BDI, se e kanë parë që e kam përnime këtë punë. Gjithçka mund të harrohet, hajduti kurrë nuk harrohet”, deklaroi Ahmeti.
Data 13.09.2026
Aktuale
- Falsifikim digjital në MPB, si u keqpërdor për vite sistemi elektronik për lëshimin e patentë-shoferëve
- Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme në Ilovicë: Gjenden çakmak dhe degë të prera me sëpatë
- VMRO-DPMNE: Gjykata Supreme e shfuqizoi aktgjykimin për rastin “Llaskarca”, drejtësia duhet të ketë përgjegjësi
- Qeveria sot do të mbajë seancë për ulje të TVSH-së së derivateve nga 18 në 10 përqind
- E Majta kërkon transparencë nga Qeveria për procedurën e organizimit të festimit të pavarësisë
- Blushi: Modeli “KAYO”, puç kushtetues, mekanizëm i strukturuar mafioz për grabitjen e fondeve publike përmes suprimit të kontrollit shtetëror
- LSDM: Statistikat ekonomike të Mickoskit nuk janë realitet, qytetarët përballen me krizë financiare dhe paga të ulëta
- “Racioni i ditës”, Egli shfaqet super provokuese nga ashensori




