Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike Boshnjake, u pyet edhe lidhur me incidentin e përgjakshëm në Haraçinë. Ai e quajti akt kriminal ngjarjen ku mbetën të plagosur dy persona, ndërsa cak ishte kryetari i komunës Ridvan Ibrahimi.
Ahmeti tha se nuk beson se ka prapavijë politike dhe fton organet e drejtësisë të bëjnë punën e vet.
I pyetur për ngatërresat që kanë pasur ish kryetari i komunës Brahim Ajvazi me kryetarin aktual Ridvan Ibrahimi, Ahmeti tha se është bërë e pamundura që këta dy të pajtohen.
“Sigurisht që është biseduar më herët, për t’i tejkaluar sa i takon dallimeve mes z.Ajvazi dhe kryetarit të komunës, por ne kemi bërë të pamundurën, por ja që nuk ka funksionuar e gjithë ajo që e kemi bërë”, theksoi Ahmeti.
Data 16.10.2026
Aktuale
- “Palët e përfshira të përmbahen nga dhuna”/ Revolta studentore dominon Tiranën prej 4 ditësh, OKB: Protesta paqësore e drejtë themelore
- Mickoski: Çmimi i rrymës mbetet i njëjtë deri në fund të vitit, pas 1 janarit të shohim se çfarë do të thonë kompanitë energjetike
- Rrëzimi i dënimit me vdekje: Një fitore për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite
- Shkupi, qyteti me koston më të ulët të jetesës, por me cilësinë më të dobët në rajon
- Tronditëse: Babai i dyshuar për vrasjen e djalit të tij në Gjilan ende në arrati
- Gjendet drogë në Kavadar, ndalohet një person
- LSDM: Mickoski kërkon alibi për zgjedhjet e parakohshme
- 20 vjeçari në pranga, ekipi mobil “Task force” i gjen drogë



