Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit të realizur sot me tre liderët e partive politike shqiptare, Ziadin Sela nga LR-PDSH, Gëzim Ostreni nga Uniteti dhe Vesel Memedi nga RDK tha se duke pasur vullnetin e mirë të shumicës të partive shqiptare për t’u bërë një takim i përbashkët mes forcave politike në vend, “ne arritëm që sot këtë takim ta realizojmë”.
“Dallimet janë shumë më të vogla sesa çështjet e mëdha që na bashkojnë që ne si shqiptarë të dalin me një zë për çështjet që kanë të bëjnë me gjithë shqiptarët në Maqedoni pa dallim se cilës parti i takon. Gjërat që kanë të bëjnë me shqiptarët janë shumë të përbashkëta.
Javën që pason sërish do të takohemi për të parë dhe për të bërë një analizë mbi zhvillimet në vend dhe do i harmonizojmë gjitha qëndrimet e partive poltike duke pasur për bazë platformat tona dhe do hartohet një komunikatë me shkrim më së voni deri nesër”, ka thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.