Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaroi se Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i degës së Tetovës sot tregoi organizimin dhe unitetin e partisë. Ai tha se me konstituimin e organeve të degës, BDI-ja dëshmoi gatishmëri për sfidat e ardhshme. Ahmeti vlerësoi gjithashtu angazhimin e brezave të vjetër dhe të rinj brenda partisë.
“Sonte, Tetova foli fuqishëm! Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i degës së Tetovës dëshmoi edhe njëherë se Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca më e organizuar, më e pjekur dhe më e vendosur politike në vend. Me konstituimin e të gjitha organeve të degës, Tetova sonte dha mesazh të qartë: uniteti ynë është i pathyeshëm, vizioni ynë është i qartë dhe rruga jonë drejt fitoreve të reja është e pakthyeshme. Pashë energjinë e brezave që ndërtuan BDI-në ndër vite dhe vendosmërinë e të rinjve që sot marrin përgjegjësi për ta çuar përpara misionin tonë politik e kombëtar. Ky bashkim gjeneratash është garancia më e madhe për sukseset që na presin. Tetova sonte demonstroi seriozitet, dinjitet dhe gatishmëri për sfidat e kohës. Tetova është gati. BDI është gati. Fitoret e ardhshme po vijnë!”, ka shkruar Ahmeti.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Kina do të zhvillojë Dialogun për 5-vjetorin e Nismës për Zhvillim Global në OKB
- Shtrenjtohet dukshëm nafta, lirohet benzina
- Kriza demografike thellohet në RMV, Tetova e Gostivari me qindra lindje më pak se në vitin 2021
- Pacientët nuk do të enden më nga sporteli në sportel, të gjitha analizat dhe terapitë do të jenë te mjeku
- Pas përplasjes me Jozin, Edi shfaqet në St. Tropez me makinë luksoze
- Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj
- Horror në poliklinikën “Bukuresht” – sulmohet fizikisht mjeku, përfundon me lëndime të rënda
- SHBA-ja dëboi mbi 25 mijë migrantë drejt vendeve me të cilat nuk kishin lidhje



