Në ora 12.07 në SPB Tetovë nga ana e një qytetari anonim është lajmëruar se para shkollës fillore “Ekrem Cabej” që gjendet në fshatin Sllatinë ka pasur persona që kanë qenë me vetura të cilët, sipas paraqitjes në polici kanë agjituar për parti të caktuara politike, transmeton Almakos.
Nuk është arritur që të identifikohen personat e as vetura si dhe nuk ka ditur se për cilën parti politike këto persona kanë agjituar.



